Lezhë, faturonte hotelin me 340 lekë, pranga punonjesit të OSHEE dhe pronarit

Shqipëria

Lezhë, faturonte hotelin me 340 lekë, pranga punonjesit të OSHEE dhe pronarit

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 00:48
Lezhë, faturonte hotelin me 340 lekë, pranga punonjesit të OSHEE dhe pronarit

Një punonjës i OSHEE dhe pronari i një hoteli në Lezhë janë vënë në pranga, pasi akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike.

"Task Forca e Drejtorise Rajonale OSHEE Shkodër ka konstatuar se lexuesi Gëzim M. ne bashkepunim me punonjes te tjere (nen hetim per ndarjen e pergjegjesive), faturonte me 340 leke ne muaj Hotel “Brilant” ne Shengjin, Lezhe.  Objekti, me kontrate ne pronesi te Mhill N. nuk faturohej pasi ishte manipuluar matesi, duke shkaktuar dem ne vlera disa milione leke", thuhet në njoftimin e OSHEE.  

Dosja me proceverbalin përkatës i është dorëzuar prokurorisë, për ndjekje penale, ndërsa ndaj shtetasve ka nisur procedim penal. Punonjësi është shkarkuar nga detyra kurse hotelit i është ndërprerë energjia elektrike.

Sakaq, po dje ka rene ne pranga Isa Ç., pasi kishte nderhyre ne mates, duke vjedhur energji elektrike. Abonenti, i cili eshte kryeplaku i fshatit Malgush, Vau i Dejes, kishte krijuar nje debi rreth 6 milione leke, dhe ndaj tij u more masa e procedimit penal, bazuar mbi te dhenat e testimit, provat dhe procesverbalet e grupit te verfikimit te OSHEE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat