Rama tek berberi dhe një bisedë e shkurtër me adoleshentin nga Fieri

Shqipëria

Rama tek berberi dhe një bisedë e shkurtër me adoleshentin nga Fieri

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 08:33
Edi Rama me adoleshentin

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një video interesante.

Me anë të një postimi në instastory Rama ka publikuar një video teksa është duke u qethur tek berberi.

Kryeministri ia ka besuar look-un e tij një adoleshenti nga Fieri ndërkohë që kanë zhvilluar një bisedë të shkurtër.

Rama: Po ça shkolle je? 
Berberi: Në Fier, “Janaq Kilica” në gjimnaz, shkoj në vit të dytë sivjet. 
Rama: Këtu vjen vetëm për verë, punon me babain? 
Berberi: Po, është viti i 8 që e ka babai sivjet. 
Rama: Bravo!

Rama prej ditësh ndodhet me pushime në jug së bashku me familjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat