Rinovimi i patentës për vetëm 10 minuta, njohja dhe konvertimi për në Greqi

Shqipëria

Rinovimi i patentës për vetëm 10 minuta, njohja dhe konvertimi për në Greqi

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor Arben Isaraj ka shpejtuar dje procedurën që duhet të ndjekin shtetasit shqiptar për të konvertuar në shtetin grek lejen e drejtimit të mjetit.

Madje Isaraj ka shpjeguar edhe procedurën për rinovimin e lejes së drejtimit, e cila kërkon vetëm 10 minuta kohë, një raport mjeko-ligjor dhe një fotografi.

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se edhe shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë në Greqi me patentën shqiptare, por për të realizuar këtë duhet më parë të presim një datë të dytë kur të hyjë në fuqi vendimi.
Sipas Isarajt njohja dhe konvertimi i lejeve të drejtimit ndërmjet shtetit shqiptar dhe shtetit Grek është vendosur me VKM-në Nr. 479, datë më 31.07.2018, është miratuar Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, “Mbi njohjen e Ndërsjellë të Lejeve të Drejtimit”.

Në një postim në ‘Facebook’ Isaraj bën të ditur se në momentin që shtetasit shqiptar vendosin rezidencën normale në shtetin grek, ata mund të konvertojnë lejedrejtimin shqiptar, në lejedrejtimin grek, duke paraqitur kërkesën e tyre pranë Drejtorive të Transportit dhe Komunikimit të Rajoneve të Njësive Rajonale në shtetin grek, pas kryerjes së kontrolleve mjekësore që vërtetojnë se personi është i aftë fizikisht të drejtojë një mjet motorik ose një kombinim të mjeteve të kategorisë specifike, si dhe të sigurojë një përkthim zyrtar të lejedrejtimit shqiptare, në gjuhën greke, pa qenë e nevojshme kryerja e testeve teorike dhe praktike.

Për konvertimin e lejedrejtimit shqiptar në lejedrejtimin grek, mbajtësit e saj duhet të kenë moshën e parashikuar në legjislacionin e shtetit grek. “Në momentin që shtetasit grek vendosin rezidencën normale në territorin shqiptar, ata mund të konvertojnë lejedrejtimin grek, në lejedrejtimi shqiptare, duke paraqitur kërkesën e tyre pranë Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor të shtetit Shqiptar, pas kryerjes së kontrolleve mjekësore që vërtetojnë se personi është i aftë fizikisht të drejtojë një mjet motorik ose një kombinim të mjeteve të kategorisë specifike, si dhe të sigurojë një përkthim zyrtar të lejes së drejtimit greke, në gjuhën shqipe, pa qenë e nevojshme kryerja e testeve teorike dhe praktike.  Për konvertimin e lejedrejtimit grek në lejedrejtim shqiptar, mbajtësit e saj duhet të kenë moshën e parashikuar në legjislacionin e shtetit shqiptar”-shkruan Isaraj.

MARRËVESHJA

Në nenin 1 të marrëveshjes parashikohet që secila palë kontraktuese konverton lejet e drejtimit të vlefshme (përveç lejeve të drejtimit të përkohshme, në periudhë prove dhe të llojeve të ngjashme) të lëshuara nga pala tjetër kontraktuese në përputhje me legjislacionin e saj të brendshëm, në rastin kur mbajtësve të lejeve të tilla të drejtimit u është dhënë rezidenca normale në territorin e palës përkatëse kontraktuese.

Palët kontraktuese njohin për drejtimin e mjeteve në territorin e tyre edhe lejet kombëtare të drejtimit të lëshuara nga pala tjetër kontraktuese brenda periudhës së tyre të vlefshmërisë, përveç nëse përmbushen dispozitat e paragrafit të parë të këtijneni.

“Leja e drejtimit e lëshuar nga autoritetet kompetente të secilës palë kontraktuese pushon së qeni e vlefshme për drejtimin e mjeteve në territorin e palës tjetër kontraktuese nga data në të cilën mbajtësit e një leje të tillë drejtimi i jepet rezidenca normale në atë palë tjetër kontraktuese. 

Për qëllimet e kësaj marrëveshjeje, termi “rezidencë normale” ka kuptimin që i jepet atij nga legjislacioni i brendshëm përkatës i palëve kontraktuese. Nëse mbajtësi i një lejeje drejtimi të lëshuar nga autoritetet kompetente të secilës palë kontraktuese i është dhënë rezidenca normale në territorin e palës tjetër kontraktuese, autoritetet kompetente të asaj pale tjetër kontraktuese konvertojnë lejen pa kërkuar kryerjen e testeve teorike dhe praktike. Autoritetet kompetente të palës kontraktuese që kryejnë konvertimin kërkojnë një vërtetim mjekësor, i cili vërteton se një person është i aftë fizikisht të drejtojë një mjet motorik ose një kombinim të mjeteve të kategorisë specifike. Për zbatimin e paragrafit të parë të këtij neni, mbajtësit e lejeve të drejtimit duhet të kenë moshën e parashikuar nga legjislacionet e brendshme përkatëse të palëve kontraktuese për lëshimin e kategorisë për të cilën kërkojnë konvertimin”-thuhet nëmarrëveshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat