Gratë ‘marrin frenat në dorë’, 3 raste dhune ndaj burrave në 24 orë

Shqipëria

Gratë ‘marrin frenat në dorë’, 3 raste dhune ndaj burrave në 24 orë

Më: 18 gusht 2018 Në ora: 00:27
Ilustrim

Nuk kanë munguar rastet e dhunës së grave, ndaj burrave edhe në 24 orët e fundit. Njoftimet zyrtare nga Policia, bëjnë të ditur se për 3 rastet e fundit, janë plotësuar kërkesë-paditë, për tre gra, dy prej të cilave kanë dhunuar burrat dhe një tjetër, vëllanë e saj.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 16. 08. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin I. K., vjeç 52, banues në Golem, pasi bashkëshortja, J. K., vjeçe 50, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 16. 08. 2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin I. F., vjeç 46, pasi bashkëjetuesja E. M., vjeçe 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 16. 08. 2018, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin E. Sh., vjeç 30 banues në Vlorë, pasi ndaj tij ,ka ushtruar dhunë psikologjike motra, B. Sh., vjeç 38, banuese në Vlorë. Materialet iu kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.  Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat