Sezoni turistik, Shqipëria me kaq biznese të reja

Shqipëria

Sezoni turistik, Shqipëria me kaq biznese të reja

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 08:17
Shqipëri

Gjatë sezonit veror të këtij viti, për periudhën 1 qershor-13 gusht janë regjistruar 1531 biznese të reja në zonat turistike të Shqipërisë.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ky numër është 58% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Në qytetin e Sarandës ka pasur një rritje me rreth 44% të bizneseve të reja, në qytetin e Lezhës me rreth 33% të bizneseve të reja dhe në qytetin e Vlorës, një rritje me rreth 24% të bizneseve të reja.

Administrata Tatimore vazhdon të jetë e fokusuar me prioritet në zonat turistike, për të garantuar zhvillimin e konkurrencës së ndershme, rritjen e të ardhurave, si dhe reduktimin e shkallës së informalitetit.

Po ashtu, Administrata Tatimore siguron se do të vazhdojë t’ju vijë në ndihmë tatimpaguesve, në respektimin e detyrimeve ligjore, si dhe duke u kujdesur për të siguruar transparencën e kërkuar nga turistët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat