Operacion anti-kanabis në Korçë, 7 të arrestuar, 2 në kërkim

Shqipëria

Operacion anti-kanabis në Korçë, 7 të arrestuar, 2 në kërkim

Më: 20 gusht 2018 Në ora: 21:17
Ilustrim

Policia e Korçës në bashkëpunim me Prokurorinë pas një hetimi disa mujor ka goditur një grup kriminal në fushën e kultivimit të narkotikëve, duke arrestuar 7 persona, e ka shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Mësohet se operacioni ka pasur si qëllim jo vetëm arrestimin e kultivuesve, por edhe organizatorët dhe sponsporizuesit e këtij aktiviteti kriminal.

Operacioni është ndjekur me metoda speciale hetimi, përmes përgjimit, vëzhgimit, kamulfimit dhe agjentëve policor të atashuar në zonën ku ishte planifikuar të zhvillohej aktiviteti kriminal në fshatin Velçan.

Kështu janë arrestuar në flagrancë 7 shtetas dhe 2 u shpallën në kërkim, disa prej tyre të implikuar edhe më herët në kultivim dhe shitje droge.

Ata janë:· Selman Bitaj, 40 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, (në rolin e organizatorit).R.B, 17 vjeç,(kultivues) Poliksen Haxhiraj, 25 vjeç, (kultivues) Armand Pashollari, 30 vjeç, (kultivues) Jani Ibrahimllari, 49 vjeç,(kultivues) Vendim Fejzaj, 27 vjeç, (kultivues) Ligor Fejzaj, 56 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, të cilit iu gjet dhe sekuestrua një armë tip “Shotgun”, pa leje (në rolin e rojes).

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve: N.I, 36 vjeç,(organizator) E.Ç, 26 vjeç, të dy të dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” (bashkëpunëtor në kultivim).

Në lidhje me këtë rast u bë ndalimi edhe i shtetasit Enver Pashollari, 59 vjeç, me detyrë Kryetar i fshatit Velçan, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos raportuar veprimtarinë kriminale të shtetasve të mësipërm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat