Pas 10 vitesh mungese, rikthehet energjia në Teqenë në Tepelenë

Shqipëria

Pas 10 vitesh mungese, rikthehet energjia në Teqenë në Tepelenë

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 08:45
Tepelenë

Pas 10 vitesh mungese energjie Teqeja e Baba Isufit, në Luftinjë, Tepelenë, do të furnizohet tani normalisht me energji elektrike.

Lajmin e bëri të ditur OSHEE, bashkë me urimin për festën e Kurban Bajramit.

“Pas 10 vitesh u sistemua rrjeti dhe Teqeja mori energji elektrike”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së.

OSHEE vijon të shprehet e angazhuar për të vijuar punën në terren si dhe investimet për përmirësimin e rrjetit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat