Moti sot në Shqipëri

Shqipëria

Moti sot në Shqipëri

Më: 22 gusht 2018 Në ora: 09:10
Ilustrim

Mbi territorin e Shqipërisë moti do të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Ndërsa sërish orët e pasdites fuqizojnë vranësirat në zonat malore duke gjeneruar rrebeshe afatshkurtra shiu ndërsa shira të përkohshëm priten në zonat Qendrore të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit por një tjetër rritje të lehtë sjell mesdita duke shënuar maksimalisht 35°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë por mesatare në det, me shpejtësi 35 km/h nga Veriperëndimi ndërsa në det vijon dallgëzimi deri 2 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat