Basha për McCain: Kombi shqiptar humbi një mik të madh

Shqipëria

Basha për McCain: Kombi shqiptar humbi një mik të madh

Nga: A.M. Më: 26 gusht 2018 Në ora: 12:23
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë se kombi shqiptar humbi një mik të madh me ndarjen nga kjo jetë të Senatorit John McCain.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se Senatori McCain ishte një zë i fuqishëm në krah të betejave të shqiptarëve për liri, demokraci dhe integrim euro-atlantik

Postimi i plotë:

Me ndarjen nga kjo jetë të Senatorit John McCain, kombi shqiptar humbi një mik të madh. Luftëtar i pamposhtur për kauzën e lirisë, Senatori McCain ishte një zë i fuqishëm në krah të betejave të shqiptarëve për liri, demokraci dhe integrim euro-atlantik. Mirënjohje e përjetshme për këtë hero dhe ngushëllimet më të ndjera familjes së tij dhe popullit mik amerikan. U prehtë në paqen e Zotit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat