Basha: Sulmi ndaj gazetares, mesazh i qartë mafioz

Shqipëria

Basha: Sulmi ndaj gazetares, mesazh i qartë mafioz

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 14:58
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli në një konferencë për mediat pas sulmit me armë ndaj banesës së gazetares Klodiana Lala, duke e konsideruar këtë sulm si një “mesazh mafioz”.

“Një gazetare është sulmuar me armë. Familja e gazetares Klodiana Lala është sulmuar me breshëri automatiku. Mesazhi mafioz për gazetaren është i qartë: kush shqetëson qeverinë, e ka fundin të shpejtë”, deklaroi Basha.

“Shpreh mbështetjen time për Klodiana Lalën dhe familjen e saj, si dhe për të gjithë gazetarët që denoncojnë lidhjet e qeverisë me krimin”, shtoi Basha.

Kreu i PD-së theksoi se “Edi Rama duhet të lërë lotët e krokodilit dhe të gjejë autorët e kësaj ngjarjeje”

Në fund, Basha iu drejtuar kryeministrit me këto fjalë: “Edi Rama, do të mbash vetë përgjegjësi nëse gazetares Klodiana Lala i preket qoftë edhe një fije floku nga horrat e krimit që ke nën urdhrat e tua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat