Bushati në GYMNICH: Marrëveshja Kosovë-Serbi të finalizohet me njohje reciproke

Shqipëria

Bushati në GYMNICH: Marrëveshja Kosovë-Serbi të finalizohet me njohje reciproke

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 17:06
Ditmir Bushati

Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati gjatë deklaratës për media në kuadër të punimeve të konferencës së ministrave të jashtëm të BE-së dhe Ballkanit perëndimor që po mbahet në Vjenë – GYMNICH, ka deklaruar se Shqipëria mbështet vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serisë dhe se presin që marrëveshja finale të prodhojë stabilitet në Ballkan.

“Ne inkurajojmë vazhdimin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Shpresojmë se do të finalizohet marrëveshja me njohje reciproke dhe marrëveshjen obligative ligjore e cila do të prodhojë më shumë stabilitet në fqinjësi”, citohet të ketë thënë ai në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat