Apeli prekës i të moshuarës shqiptare: Shpejt çatia e kasolles do më bjerë në kokë

Shqipëria

Apeli prekës i të moshuarës shqiptare: Shpejt çatia e kasolles do më bjerë në kokë

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 23:30
Afërdita Keli

E vetme dhe pa asnjë të ardhur jeton 77-vjeçarja Afërdita Keli në fshatin Bargullas të Çorovodës, ku shtëpia e të moshurës është tërësisht e rrënuar.

Muret janë të çara, çatia nga momenti në moment pret të shembet. Dimri po afron e ditët me shi gjithashtu, ndërsa gjithçka që bie jashtë, futet brenda banesës një katëshe të nënë Afërditës.

Banesa e familjes Keli prej 4 vitesh është pa energji elektrike, i vetmi ndriçim për të është drita e diellit ditën, e në darkë qirinjtë.

E moshuara: Më zuri banesa brenda, nuk kam drita. Jam 77 vjeç, kur bie shi, futet i gjithë brenda. Tani po vjen dimri, dhe unë rri me qiri tërë natën. Dua të më ndihmoni. Si paguaj dot dritat, sepse jetoj vetëm me një pension.

Banesa përbëhet prej dy dhomash, në dhomën tjetër jeton djali i 77 vjeçares, edhe ai me kushte shumë të vështira, ndërkohë që fëmijët i ka të vegjël e shkojnë në shkollë. Të vegjlit kanë turp të dalin para kamerës, sepse thonë se i tallin shokët. Afërdita Keli apelon për ndihmë, pasi atë pak pension që merr nuk i mjafton as për ilaçe.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat