Shtyhet sërish pretenca për Shullazin

Shqipëria

Shtyhet sërish pretenca për Shullazin

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 10:59
Seanca

Është shtyrë për në datën 25 Shtator, dhënia e pretencës për Emiliano Shullazin dhe të bashkëakuzuarit e tjerë në këtë proces. Në seancën e sotme, prokurori i komanduar Besim Hajdarmataj kërkoi më shumë kohë të njihej me aktet e çështjes me të cilën janë marrë të tjerë prokurorë. Përballë kësaj kërkese, gjykata vendosi pranimin e saj dhe shtyerjen e vendimit për ditët e fundit të Shtatorit.

Pretenca për Emiljano shullazin, Gilmando Danin, Blerim Shullazin, Endri Qyqjen dhe Endri Zelën pritej fillimisht që të jepej që prej datës 26 Qershor, por për arsye të ndryshme kjo pretencë është shtyrë.

Në përfundim të seancës se sotme folën për median dhe dy prej avokatëve mbrojtës të Shullazit dhe të bashkëakuzuarve të tjerë me të, të cilët shprehën rezervat e tyre dhe mosbesimin në lidhje me shtyerjen e fundit që bëri gjykata për datën e dhënies së pretencës ndaj të mbrojturve prej tyre.

Mbi Emiliano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë rëndojnë tre akuza; “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Kanosje për shkak të detyrës” dhe “Krijim i grupit të strukturuar kriminal”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat