Meta: Demokracia kërkon guxim! Rudina Hajdari: Ato që realizoi Azemi në 7 vite, të tjerët nuk i bëjnë dot në 7 jetë

Shqipëria

Meta: Demokracia kërkon guxim! Rudina Hajdari: Ato që realizoi Azemi në 7 vite, të tjerët nuk i bëjnë dot në 7 jetë

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 11:26
Azem Hajdari

Presidenti Meta ka mbajtur një fjalim sot në simpoziumin në nder të Heroit të Demokracisë, Azem Hajdarit, mbajtur në ditën kur mbushen 20 vjet nga vrasja e tij. Ai e cilësoi Azem Hajdarin si një figurë epokale, që ka dhënë një mesazh ta pavdekshëm për shqiptarët kudo që janë, se demokracia kërkon guxim. Po kështu, Meta shtoi se demokracia nuk vjen si dhuratë.

Meta tha se “kjo figurë na fton sot për të kuptuar se demokracia nuk vjen si dhuratë, por na fton për të guxuar, sepse tolerimi më i vogël i shkeljeve të të drejtave të njeriut çon në një avancim të autoritarizmit edhe më të madh nesër.

Populli ynë ka vuajtur shumë nga ushtrimi i pushtetit dhe autoritarizmit, dhe duhet që shembulli i tij të gjenerojë edhe një angazhim më të madh të rinjve që kërkojnë shanse më shumë, të drejta më shumë dhe të luftojnë për demokraci, e besoj se e kanë shumë të lehtë se ç’e ka pasur Azemi 28 vite më parë.

Dua të theksoj se Azem Hajdari është një figurë epokale, që ka dhënë një mesazh ta pavdekshëm për shqiptarët kudo që janë, se demokracia kërkon guxim”.

Sakaq, vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari, tha se i ati i saj e nisi rrugëtimin e tij politik kur ishte fare i ri. Sipas saj, ato që realizoi Azem Hajdari në 7 vjet, njerëz të tjerë nuk mund ti realizojnë dot as në 7 jetë.

“Azem Hajdari ishte fare i ri kur nisi rrugëtimin e tij politik, për të mposhtur komunizmin. Ai në 7 vjet realizoi ato që njerëzit e tjerë nuk do të mund ti realizonin në shtatë jetë. Ëndrra e Azemit ishte Shqipëria si Europa. Arsyeja pse Azem Hajdari e mposhti komunizmin, ishte se komunizmi nuk kishte as respekt Atdheun dhe as për familjen”, tha Rudina Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat