Aksioni kundër “Grupit të Niklës”, policia detaje mbi operacionin

Shqipëria

Aksioni kundër “Grupit të Niklës”, policia detaje mbi operacionin

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 22:40
Aksioni kundër “Grupit të Niklës”

Policia e Shtetit zbarkoi këtë mëngjes në Nikël të Krujës, në një operacion të befasishëm në fshatin e të ashuquajturit “grup i Niklës”, i përfshirë në një seri ngjarjesh kriminale në harkun kohor të 20 viteve. Duke ushtruar kontroll edhe në banesën e Durim Bamit, i cili trazoi politikën shqiptare me atentatin e pretenduar ndaj deputetit Tom Doshi.

Bëhet e ditur se gjatë operacionit të policisë, nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës, u ushtruan kontrolle në banesat e: Durim Bamit, Valter Bamit, Genc Pajtoni, Ylli Çangu, Marklen Haka, Bedri Haka, Skender Leza, Flamur Haka dhe Zyber Bami.

Gjate kontrollit të ushtruar u gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provave materiale: Një armë zjarri Pistoletë e markës Bareta, me Nr L95899Z. Një arme zjarri Revolver “Trident” , me nr 10883. 28 copë fishekë luftarake me kaliber 9mm. Tre arme gjahu. Një pushke sportive pleumatike.

5 janë të arrestuarit nga policia në përfundim të kontrolleve të befasishme këtë mëngjes. Bëhet e ditur se të arrestuarit janë: Lutfi Haka, djali i tij Marklen Haka,Ylli Çangu, Skender Leza, Valter Bami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat