Vrau ish-gruan gjyqtare, policët dëshmojnë në gjyqin ndaj Fadil Kasemit

Shqipëria

Vrau ish-gruan gjyqtare, policët dëshmojnë në gjyqin ndaj Fadil Kasemit

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 16:54
Fildez Hafizi u ekzekutua nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi, më 31 gusht të vitit të kaluar, pranë shtëpisë ku banonte në Tiranë, në zonën e Xhamllikut

“Kam vrarë një njeri, kam ardhur të dorëzohem”. Këto kanë qenë fjalët e thëna nga Fadil Kasemi, për dy policët Nazmi Kosta dhe Dashnor Murataj, të cilët ishin personat e parë që ranë në kontakt me 54-vjeçarin, pak pasi ky i fundit vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij gjyqtare Fildes Hafizin.

Teksa dëshmuan sot në procesin ndaj Kasemit tek Krimet e Rënda, efektivët treguan detaje nga dita kur ndodhi ngjarja, ndërsa rrëfeu se kishin parë një person të armatosur në oborrin e komisariatit nr.1, ku në një njërën dorë mbante pistoletë dhe në tjetrën krehrin.

“Pasi i morëm armën, Kasemi tha që kishte vrarë Fildes Hafizin tek Xhamlliku”, thanë policët dëshmitarë.

NGJARJA:

“Fildez Hafizi u ekzekutua nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi, më 31 gusht të vitit të kaluar, pranë shtëpisë ku banonte në Tiranë, në zonën e Xhamllikut. Ngjarja erdhi pas shumë vitesh konfliktesh, për të cilat çifti dhe ishte divorcuar.

Madje, gjyqtarja ishte kanosur nga Kasemi vazhdimisht, duke kujtuar këtu ngjarjen te “Shkëmbi i Kavajës”, ku 54-vjeçari ishte edhe i armatosur.

Gjyqtarja kishte kërkuar edhe transferim në Tiranë, por KLD e kishte vendosur në Shkodër, rrethin më të largët që ajo kishte kërkuar, pasi ndihej e kërcënuar nga ish-bashkëshorti.

Fadil Kasrmi akuzohet për kryerjen e veprave penale te “vrasjes per shkak te marredhenieve familjare”, “armembajtje pa leje” dhe “rrembim personi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat