Sherr “live” mes vjehrrës dhe ish-nuses, gazetarja ndërpret emisionin

Shqipëria

Sherr “live” mes vjehrrës dhe ish-nuses, gazetarja ndërpret emisionin

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 16:56
Emisioni

Emisioni me “Me zemër të hapur” në ‘News24’ ka vijuar sot përballjen e dytë mes ish-vjehrrës Natasha me ish-nusen e djalit të saj, Eglantina.

Gruaja nga Saranda pretendon se nipi i saj, i cili tashmë është nën kujdestarinë e nënës së tij, dhunohet nga babai i Eglantinës.

Natasha ka akuzuar ish-nusen e saj se dokumenti i paraqitur për vlerësimin e fëmijës nga psikologu, është i falsifikuar.

Kaq ka mjaftuar që situata të tensionohej mes tyre në emision, kur ish-vjehrra Natasha, shpërtheu në akuza të ashpra duke e akuzuar se ka falsifikuar dokumentin, ndërsa nuk nguron që të ngrihet në këmbë në mes të emisionit.

Kjo situatë detyroi drejtuesen e emisionit Evis Ahmeti që të ndërpriste emisionin, pasi gjyshja dhe babai nisën të nxjerrin video të fëmijës nga telefoni i vet. Ndërkohë, pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ u bë edhe edukatorja e Argentinit që ai kishte pasur në Sarandë, gjatë kohës që jetonte me babain.

Ajo tha se fëmija në 10 ditëshin e dytë të muajit shkurt shfaqi sjellje jo të hijshme dhe shqetësonte fëmijët e tjerë.

Ajo tha se me nënën e fëmijës, Eglantinën nuk ka pasur asnjë lidhje shoqërore, por marrëdhënie edukatore-prind, shkruan ‘BalkanËeb’.

“Në 10 ditëshin e dytë të muajit shkurt shfaqi sjellje jo të hijshme, shqetësonte shokët nuk i binte rregullave.

Kërkova një komision që të dija si të punoja me fëmijën, në periudhën që fëmija ishte në kopësht, fëmija ishte me gjyshen. Më pas e mori nëna. Me Eglantinën nuk kam asnjë lidhje, vetëm marrëdhënie, prind edukatore.

Unë e kam ndjerë si nënë, e kam lejuar djalin të komunikojë si nënë, edhe pse nga gjyshja e babai më thuhej mos ta lejoj”, tha edukatorja e kopshtit në Sarandë, Valbona Mehmeti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat