Vijojnë punimet për mirëmbajtjen dhe riparimin e objekteve arsimore

Shqipëria

Vijojnë punimet për mirëmbajtjen dhe riparimin e objekteve arsimore

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 07:44
Bashkia Pogradec

Bashkia Pogradec po punon për mirëmbajtjen e objekteve arsimore si çerdhet, kopshtet dhe  shkollat, ku konkretisht është punuar për lyerjen e klasave, korridoreve, fasadave etj, për të ofruar një ambient sa më të mirë dhe të ngrohtë për nxënësit në këtë fillim viti shkollorë.

Gjithashtu bashkia ka ndërhyrë dhe në suvatimet e jashtme dhe të brendshme të objekteve arsimore.

“Është punuar për mirëmbajtjen dhe riparimin në : Lyerje klasa, korridore, tualete, fasada, dyer. Hidroizolim tarrace. Suvatime te jashtme dhe te brendshme (tavane, mure, patinim). Përforcim çatie dhe zëvendësim tjegullash. Veshje me pllaka majolike ne tualete.

Shtrim me pllaka klasa. Shtrim me parket laminat. Vendosje dyer – dritare d/alumini, pastrim oxhaqesh. Vendosje ulluk shkarkimi vertikal, horizontal. Vendosje lavamanë, rubineta, sifone zhbllokim tualete. Sistemim të dekorit të lulishtes e të ambienteve të tjera çlodhëse.

Vendosje stola ne ambientet e kopshteve. Punimet janë drejt përfundimit” shkruan bashkia.

Bashkia Pogradec shpreh angazhimin e saj dhe për vazhdimësinë e mbështetjes për rritjen e shërbimit ne infrastrukturën dhe sistemin arsimor në Pogradec, në mënyrë që ai të garantojë arsim cilësor për çdo fëmijë ne këtë rreth. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat