Ndryshon sërish skema e pensionit të invaliditetit

Shqipëria

Ndryshon sërish skema e pensionit të invaliditetit

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 10:44
Ilustrim

Janë 308 persona që do të dalin para KEMP për të ripërcaktuar pensionin që do të përfitojnë nga invaliditeti.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore bën me dije se emrat e mëposhtën Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë në Punës, për të përcaktuar nëse do ta marrin pensionin e invaliditetit ose jo.

Kontrollet që do zhvillohen janë eko zemre, prova ushtrimore, koronografi etj. ISSH thotë se të gjithë individët duhet të respektojnë kalendarin dhe oraret e përcaktuara. Kontrollet e datës 12 do të zhvillohen në 17shtator thotë ISSH.

Pensioni invaliditetit

Merr pension invaliditeti të plotë personi i siguruar që ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit. Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/4 e diferencë  së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të ketë së paku 12 muaj sigurim shoqëror.

Personi, që është në kushtet e invaliditetit të plotë, por që nuk plotëson periudhën minimale të sigurimit, ka të drejtë për pension invaliditeti të reduktuar, në masën që rezulton nga raporti i periudhës së tij të sigurimit me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti. Të ketë humbur plotësisht aftësinë për punë, jo për shkak të aksidentit në punë apo sëmundjes profesionale.

E drejta për të përfituar pension invaliditeti të plotë fillon pas mbarimit të periudhës 6 mujore të trajtimit me raport mjeksor për paaftësi të përkohshme në punë. Vlerësimi nga KMCAP duhet të bëhet në muajin e pestë ose të gjashtë, para përfundimit të kësaj periudhe.

Masa e përfitimit

Masa mujore e pensionit të plotë të invaliditetit përbëhet nga pensioni bazë dhe nga një shtesë pensioni që llogaritet si pensioni i pleqërisë. Shuma bazë e pensionit iu jepet gjithë personave të siguruar.

Shtesa që iu jepet personave të punësuar, është 1 % për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësueshme neto, që i siguruari ka arritur nëpërmjet kontributeve gjatë gjithë historisë së tij kontributive. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se 75 për qind e pagës minimale neto në shkallë vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat