Operacioni në Vlorë, FNSH arrestoi vëllanë e ish kryekomunarit të Shushicës

Shqipëria

Operacioni në Vlorë, FNSH arrestoi vëllanë e ish kryekomunarit të Shushicës

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 11:29
Pamje nga videoja

Vila tre katëshe e cila të premten e 14 shtatorit, iu nënshtrua kontrollit të imtësishëm të Delta Forcë, FNSH-së Fier por dhe policisë së Vlorës ishte në pronësi të vëllait të ish kryetarit të komunës së Shushicës.

Policia dha sot detaje mbi operacionin e koduar "Maskimi" gjatë të cilës u sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, tritol, kapsolla e grantë ofensive, si dhe një sasi lënde narkotike.

Ora News solli dje pamje të këtij operacioni kontrolli dhe të momentit të arrestimit të Gjergji Petanit, vëllait të ish kryetarit të komunës së Shushicës, Luli Petani.

Në zbatim të Planit Operacional për kapjen e presonave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të atyre që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, të armëmbajtjes pa leje, apo lëndëve shpërthyese, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me  shërbimet policore të D.V.P. Vlorë, me mbështetjen e Delta Forcë dhe FNSH-së Fier kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar "Maskimi". Në kuadër të operacionit u ushtrua kontroll në disa ambiente të dyshimta ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Gjergji Petani, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë u sekuestruan armë zjarri, municion luftarak, tritol, kapsolla e grantë ofensive, si dhe një sasi lënde narkotike" informoi sot policia e Vlorës

Në magazinën në katin e parë të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

• Një pistoletë e llojit “Zastava”  me një krehër me fishekë, si dhe 161  fishekë të tjerë

• 4 kallëpe tritol, si dhe pesë ndezësa detonatore për tritol

• Një granatë ofensive si dhe 47 fishekë 7.62 mm, mod 56, (të montuara bashkë në formën e eksplozivit)

• Si dhe rreth 2 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", parashikuar nga nenet 283 e 278 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat