Deklarata e fortë e gazetares: Aksioni në Nikël u dekonspirua

Shqipëria

Deklarata e fortë e gazetares: Aksioni në Nikël u dekonspirua

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 18:13
Klodiana Lala

E ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën, në News24, gazetarja e kronikës Klodiana Lala tha se aksioni i policisë në Nikël është dekonspiruar, pasi nga 11 të ndaluar vetëm 5 prej tyre u arrestuan, ndërsa të tjerët janë liruar për mungesë provash.

“Policia ka vepruar me të njëjtën strategji si në Nikël dhe në Shkodër.  Është zgjedhur mëngjesi për t’i paraprirë çdo të papriture. Policia ka rrethuar zonën dhe ka fikur dritat. Operacioni ka si qëllim shkatërrimin e grupeve kriminale, por ne kemi vetëm disa të ndaluar. Pra provat që ka grumbulluar policia kanë qenë të pakta, disa armë dhe disa mjete të blindura.

Në Shkodër ishte i pritshëm një aksion i policisë, pasi ishte goditur nga ngjarje kriminale. Unë e mirëkuptoj deri diku policinë, pra që janë gjetur vetëm armë sepse ata i mbajnë për të mbrojtur. Por nuk arrij të kuptoj aksionin në Nikël, pasi konsiderohet si një zonë ku fshihen persona me të shkuar kriminale.

Është problematike mënyra si po bëhen operacionet sepse nuk janë grumbulluar prova. Burimet e mija bëjnë me dije se aksioni në Nikël u dekonspirua.  Personat janë shfaqur të qetë në përballjen me policinë, çka tregon se ata e prisnin. Dyshimet e mia bien mbi punonjësit e policisë, pasi personat me të shkuar të errët kanë lidhje me policë”- tha Lala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat