I shpërthyen shtëpinë me tritol, kush është biznesmeni, pronar dhe i televizionit lokal

Shqipëria

I shpërthyen shtëpinë me tritol, kush është biznesmeni, pronar dhe i televizionit lokal

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 10:16
Policia shqiptare

Një sasi e vogël tritoli është vendosur në një banesë në lagjen numër 1 të qytetit të Pogradecit.

Banesa është në pronësi të Bajram Fejzollari, pronar i ‘Tv sot 7’ në Pogradec.

Po ashtu në pronësi të tij janë dhe disa lokale në Korçë dhe në Pogradec.

Vetë Fejzollari ka deklaruar në polici se ai nuk ka pasur asnjë konflikt me ndonjë person, shkruan Faxweb.

Shpërthimi ka ndodhur pak pas mesnate dhe sipas policisë nuk ka dëme materiale, por punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve që kanë vendosur lëndën shpërthyese.

Njoftimi i Policisë së Korçës:

Më datë 16.09.2018, rreth orës 00:45, në lagjen nr 1 në Pogradec, në lulishten e banesës së shtetasit B.F, 60 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde shpërthyese.

Nga shpërthimi, nuk ka as dëme në njerëz dhe as dëme materiale.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat