Ish-ministri: Drejtësia e pushtetit të arreston e dënon pa prova

Shqipëria

Ish-ministri: Drejtësia e pushtetit të arreston e dënon pa prova

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 09:21
Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e ka nisur javën me akuza ndaj drejtësisë e prokurorisë.

Sipas tij, prokuroria arreston njerëz pa i hetuar dhe i dënon pa prova.

Por Manjani nuk ndalon në akuzat e tij.

Sipas ish-ministrit të Drejtësisë, kjo ’është fiks drejtësia që duan’.

Reagimi i Ylli Manjanit:

Drejtësia e pushtetit.

Prokuroria dhe gjykatat nuk ja përtojnë të arrestojnë e madje edhe dënojnë njerëz pa i hetuar dhe pa prova.

Ndërsa për njerëzit e pushtetit dhe tenderxhinjtë, gjithmonë “po hetohet” dhe në fund “nuk ka prova”...

Nuk ka prova megjithëse shkeljet e ligjeve janë ulëritëse!

Kjo është fiks drejtësia që duan!

Pushteti mbi të gjitha!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat