Prej dy vitesh e zhvishte në klasë/ Familjarët: Vajza kishte frikë se mos e rrihnim, mësuesi na vinte për vizitë

Shqipëria

Prej dy vitesh e zhvishte në klasë/ Familjarët: Vajza kishte frikë se mos e rrihnim, mësuesi na vinte për vizitë

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 10:28
Ilustrim

Familja e vajzës e cila është abuzuar seksualisht nga mësuesi i saj 63-vjeçar, është tronditur gjatë mesnatës nga të shtënat me armë zjarri, këto në formë kërcënimi. Kjo histori kishte dy vjet, e ndërsa vajza nuk i kishte treguar gjë prindërve, pasi kishte frikë se do ta dhunonte i ati. Mësuesi i cili ishte në prag pensioni, nxirrte nxënësit të gjithë jashtë klase, për të ngacmuar më tej të miturën.

Mësuesi i moshuar ka abuzuar seksualisht me nxënësen e tij minorene, banore e fshatit Luftinjë, pjesë e Bashkisë së Memaliajt. I ati i vajzës 11-vjeçare ka mbetur i shokuar kur ka mësuar përmes gruas së tij ngacmimet seksuale, që i kishte bërë mësuesi të bijës, shkruan “shqiptarja.com”.

Ai dhe bashkëshortja e tij kanë mësuar gjithçka pas një telefonate anonime të kryer në telefonin e shtëpisë, të shtunën e kaluar. Kjo thirrje në telefon ka qenë informuese për abuzimet që ka kryer mësuesi ndaj të miturës, nxënëse e klasës së pestë. Pas kësaj, i ati i vajzës ka gjykuar që këtë çështje ta ndjekë në rrugë ligjore.

“Isha në gjumë kur ra telefoni. Foli vajza, filloi të qajë dhe më tregoi të vërtetën. Mësuesi e kishte zhveshur, i kishte nxjerrë nxënësit e tjerë përjashtë. Do ndjekim rrugët ligjore, na ra bomba në shtëpi. Mësuesi ka ardhur këtu për vakira, nuk kishim gjë me të”.

Ndërkaq e ëma e vajzës së ngacmuar seksualisht, e thellon akoma skandalin, duke pranuar se mësuesi i fshatit, ka lënë gjurmë në abuzimet seksuale në dëm të së bijës. Ajo ka treguar tmerrin që ka përjetuar, pasi e bija i kishte rrëfyer në detaje çfarë sjellje kishte mësuesi ndaj saj.

“Vajzën e ngrita unë nga gjumi dhe e rraha. I thashë ‘çfarë janë këto që po dëgjoj’. Më tha se ka dy vjet që ndodh, por nuk kam treguar se kisha frikë se më rrihte babai. Vajza më tregoi se i nxirrte nxënësit e tjerë jashtë, dhe e mbante atë në klasë. Ne kemi pasur raporte shumë të mira me mësuesin, na ra si bombë kjo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat