Nëse keni një ide të mirë biznesi, mund t’ja merrni qeverisë 5 mijë dollarë

Shqipëria

Nëse keni një ide të mirë biznesi, mund t’ja merrni qeverisë 5 mijë dollarë

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 18:42
Ilustrim

Çdo qytetar shqiptar që ka një ide të mirë biznesi që mund të punësojë të rinj, mund të marrë një grant prej 5 mijë dollarësh.

Njoftimin e ka bërë kryeministri Edi Rama përmes rrjetin social. Granti në fjalë i shërben kujtdo qytetari i cili ka ndërmend të hapë një biznes, por ende nuk ka zgjidhur çështjen kryesore... atë të financimit.

Nëse keni një ide për të krijuar një sipërmarrje apo biznes, ku punësohen të rinj të moshës 18-30 vjeç, ju mund të aplikoni në Programin e Vetëpunësimit të Shërbimit Kombëtar të Punës????

Ju mund të fitoni një mbështetje financiare për ti dhënë jetë idesë tuaj dhe krijuar njohuritë e nevojshme në menaxhimin e biznesit????

Granti i Start Up-it tuaj është deri në 5000USD dhe afati për dorëzimin e aplikimeve mbyllet më 30 shtator????

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat