"Shumë fëmijë nuk shkuan sot në shkolla, pasi qeveria i mbylli"

Shqipëria

"Shumë fëmijë nuk shkuan sot në shkolla, pasi qeveria i mbylli"

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 18:47
Ilustrim

Deputeti demokrat, Endri Hasa, i ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, ka komentuar situatën e rënduar në sistemin arsimor, ku për shkak të numrit të ulët të nxënësve, shumë shkolla në Shqipëri janë mbyllur.

I pyetur  se cilat janë arsyet që këto shkolla janë mbyllur, Hasa tha se shumë familje shqiptare janë larguar nga vendi, pasi në Shqipëri varfëria dhe kriminaliteti është rritur.

Ndërkohë ai tha se një tjetër arsye që nxënësit braktisin shkollat, është se qeveria po mbyll shkollat në fshatra dhe po i degdis nxënësit me kilometra larg vendit ku jetojnë.

"Opozita ka verifikuar në të gjithë territorin situatën e shkollave. Të gjithë deputetët kanë zbritur në terren dhe për të para se këto shkolla janë mbyllur dhe nuk gumëzhinin nga nxënësit.
Sot duhet të ishte një ditë festive, por në shumë zona nuk ndodhi. Sot janë mbyllur shumë shkolla, ku në shumë raste janë mbyllur nga keqadministrimi, nga fakti që njerëzit po e braktisin vendin sepse varfëria ka rënë këmbëkryq, njerëzit mundohen të ikin edhe për shkak të kriminalitetit. Është bërë situatë e pajtueshme ku shumë njerëz kanë ikur. Ndërkohë ka raste ku ka shkolla ku janë investuar mbi 2 milionë euro për ta ndërtuar, por sot ato nuk hapen. Nga an tjetër në disa fshatra ka nxënës që duan të vazhdojnë shkollën, por aty nuk ka shkolla pasi qeveria i ka mbyllur. Ndërkohë që këta nxënës i ka dërguar për të mësuar kilometra larg vendit ku banojnë’, tha Hasa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat