“Këta po shpërndajnë libra gjysëm- falas, por çmimet e fletoreve të punës janë të frikshme”

Shqipëria

“Këta po shpërndajnë libra gjysëm- falas, por çmimet e fletoreve të punës janë të frikshme”

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 19:31
Ilustrim

Një qytetar nga Gjirokastra ka denoncuar këtë të hënë përmes ish kryeministrit Sali Berisha, çmimet e kripura që i janë vënë fletoreve të punës për nxënësit e shkollës fillore.

Denoncimin e ka bërë publik Berisha, i cili shkruan se mesa duket paratë e librave që janë dhënë falas po “vilen” në një tjetër mënyrë, duke rritur çmimet e librave të tjerë të nevojshëm për fëmijët e fillores

Për më tepër lexoni statusin e publikuar nga Berisha:

Leket qe kursejne nga librat ua marrin me fletoret!?

Çmime absurde per fletoret e punes per nxenesit ne fillore!

Lexoni mesazhin e nxenesit dixhital. sb

“Pershendetje Doktor! Dua te bej me dije per nje shqetesim qe kam! Jane ndare librat e shkolles gjasme falas ne Gjirokaster,por fletoret e punes i shesin me lek qe varjojne nga 2300-3400 lek te reja.Te gjith prinderit per klasat e para deri te katert i kane paguar keto lek.Keni dijeni per kete problem? Ju lutem bejeni publike se po tallen me njerezit keta fundurina.Faleminderit!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat