Në pritje të rrevoltës së munguar… kreu i PBKSH-së publikon fotot e specialëve më Rrugën e Kombit

Shqipëria

Në pritje të rrevoltës së munguar… kreu i PBKSH-së publikon fotot e specialëve më Rrugën e Kombit

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 20:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Me qidnra forca dhe dhjetëra automjete policie ishin rreshtuar sot nëpër kthesat e Rrugës së Kombit pranë Kukësit. Ata po prisnin në ankth atë që nuk ndodhi…

Të dislokuar në Kukës që dy ditë më parë, forca të shumta policie sot në ditën e nisjes së aplikimit të taksës për Rrugën e Kombit, po mbanin nën vëzhgim pikërisht pikën e pagesës.

Njërëz të shumtë që kanë kaluar sot paradite në këtë rrugë e kanë parë dhe fotografuar dislokimin mjaftë të madh të forcave policore.

Por një njëri që nuk “përton” të bëjë reporterin dhe të tregojë këtë situatë ka qenë dhe ish-deputeti kaubojs i Lezhës, Eduart Ndocaj.

Duke udhëtuar në këtë aks me automjetin e tij, Ndocaj ka fotografuar dhe më pas ka hedhur në profiling e tij në Fb një grup fotosh të shoqëruara me një koment mbi ngjarjen.

“Kreu i PBKSH, Eduart Ndocaj, përmes një shënimi në rrjetet sociale ka shprehur qëndrimin e ashpër të tij ndaj situatës aktuale politike, e cila, sipas “kaubojsit” mund të përshkallëzohet deri në një revoltë të madhe popullore. Makineria kriminale e oligarkisë qeverisëse, shtoi më tej në deklaratën e tij Eduart Ndocaj, sot u shfaq haptazi në Kukës, si një një shtet policor, që shtyp liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Ndiqeni të plotë reagimin e kreut të PBKDSH:
Të dashur qytetarë shqiptarë!

Nuk e di se ç’duhet të ndodhë më shumë në këtë vend që ne të vazhdojmë të mbajmë këtë qeveri, e cila është tërësisht e kapur nga krimi i organizuar dhe e zhytur në korrupsionin e zhvatjes dhe të grabitjes së pasurive të qytetarëve shqiptarë.

Sot, të gjithë panë “muskujt” e qeverisë së kriminalizuar të Edi Ramës, i cili u shfaq dhunshëm në Kukës, me synim nënshtrimin e qytetarëve kuksianë që pritej të protestonin ndaj në padrejtësie që po u bëhej.

Bijtë e etërve të nomenklaturës komuniste, vërshuan në qytetin mikpritës të kukësit me makina të shumta policie, duke terrorizuar një qytet të tërë dhe duke instaluar një klimë frike dhe paniku. “Polica që duam” para se të terrorizojë qytetarët e thjeshtë dhe paqësorë, duhet të bëjë punën e saj në përballjen me krimin e organizuar, i cili ka marrë peng Shqipërinë dhe është shtrirë anëkënd vendit në zaptimin e arterieve kryesore të ekonomisë shqiptare.

U kërkoj qytetarëve shqiptarë, të mblidhemi së bashku, pa humbur asnjë ditë kohë, pasi e nesërmja është vonë, për të parandaluar rivendosjen e Shqipërisë nën diktaturë, ashtu siç ka paranojën e tij kryeministri i vendit, i cili ka idhujtari sulltanët dhe i pëlqen të krahasohet me Erdoganin.

Shqipëria e ka të përcaktuar busullën e saj të orientimit. Integrimi në familjen e vlerave të përbashkëta europiane është aspirata jonë e kahmotshme, për të cilën ia vlen të zhuritemi në sfida të vazhdueshme deri në realizimin e saj.

Fundi i diktatorëve është i parashkruar, ndaj nuk duhet të ndalemi deri në largimin e Edi Ramës!”

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat