PD: Lirimi i Ermal Hoxhës, thikë pas shpine nga Edi Rama për partnerët ndërkombëtarë!

Shqipëria

PD: Lirimi i Ermal Hoxhës, thikë pas shpine nga Edi Rama për partnerët ndërkombëtarë!

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 12:13
Ervin Salianji

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me lirimin e parakohshëm nga burgu të Ermal Hoxhës, të arrestuarit në operacionin Xibraku. Ervin Salianji, Sekretari për Aksionin Qytetar në PD deklaroi se lirimi i parapërgatitur i Hoxhës është provë e re sesi krimi i organizuar në Shqipëri kontrollon drejtësinë nëpërmjet kryeministrit Edi Rama.

"Lirimi nga burgu para kohe i një trafikanti droge, pjesë e krimit të organizuar, është i papranueshëm jo vetëm për PD, por për shumicën e shqiptarëve që kërkojnë luftë me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar. Shqiptarët duhet ta dinë se trafikanti Ermal Hoxha është liruar para kohe nga burgu për një arsye: ai ka mbrojtjen direkte nga kryeministri. Duke mbrojtur Ermal Hoxhën, ai merr në mbrojtje vëllanë e tij Olsi Rama, që është garanti kryesor i ndërtimit të fabrikës së kokainës në Xibrakë katër vjet më parë.

Kushtet për lirimin para kohe të Ermal Hoxhës dhe organizatës së kokainës në Xibrakë u përgatitën një vit më parë kur bandës iu ul dënimi. Ulja drastike e dënimit për trafikantët ndërkombëtarë është thikë pas shpine edhe për partnerët tanë ndërkombëtarë. Me ndërhyrjen e tyre qeveria u detyrua të arrestojë disa prej trafikanëtve të drogës."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat