Teatri/ Alibeaj: Ligji ka rënë, maxhoranca shkeli rregulloren

Shqipëria

Teatri/ Alibeaj: Ligji ka rënë, maxhoranca shkeli rregulloren

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 17:00
Enkelejd Alibeaj

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj akuzoi maxhorancën për shkeljen e rregullores së parlamentit dhe mohimin e të drejtës së Presidentit për t’i vënë veto një ligji.

Në një prononcim pasi maxhoranca votoi nen për nen ndryshimet ligjore në ligjin për Teatrin Kombëtar si pjesë e pranimit të dekretit të Presidentit, Alibeaj deklaroi se maxhoranca është e blerë nga paratë e krimit.

“Banda Fusha dhe Rama kanë bërë pikërisht këtë gjë sot. Të verbuar arrijnë të shkallmojnë edhe të vetmin mjet që mban parlamentarizmi, veprimtarinë normale të parlamentit që është rregulloren e parlamentit. Sipas rregullores, akti i parë është votimit pro apo kundër dekretit.

Në momentin që votohet pro, je dakord me vërejtjet e presidentit, ligji bie, çdo gjë nga procedura parlamentare është nul. Palaçollëku parlamentar që bënë sot është që pranuan që ligji është anti kushtetues, pranuan vërejtjet e Presidentit dhe në vazhdim të këtij plani ogurzi të prishjes së teatrit kërkuan të fusin pa procedurë disa amendamente nga një ligj që tashmë ka rënë.

Nuk është vetëm një mosnjohje e rregullores por përmban një strategji që i mohon Presidentit të Republikës të ushtrojë të drejtën.
I vetmi mjet dhe mënyrë për t’i vënë fre babëzisë është vetoja presidenciale. Kjo e ka një shpjegim, pse e bëjnë, jo se nuk njohin rregulloren. E dinë fare mirë është verbimi i hajdutërisë.

Janë të blerë nga paratë e pista të Fushës, janë të blerë nga paratë e krimit”,- deklaroi Alibeaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat