Flet biznesmeni i dhunuar: Gjithçka mund të ketë lidhje me…

Shqipëria

Flet biznesmeni i dhunuar: Gjithçka mund të ketë lidhje me…

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 12:16
Biznesmeni Andrea Zoga

Biznesmeni Andrea Zoga, i cili ra mbrëmë pre e dhunës ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë. Ai tha se ishte dhunuar nga disa persona dhe se motiv sipas tij mund te jete bere nje konflikt që vëllai i tij ka me disa persona të tjerë për çështje pronësie.

“Vëllai ka konflikt me persona të tjera. Bëhet fjalë për një konflikt për pronën. Mbi këtë pronë është ndërtuar pallat dhe i vëllai ka detyrim ndaj këtyre personave. Jam kërcënuiar dhe më parë. E kam cuar çështjen në prokurori. Zonja e mbyll këtë çështje pa e rihapur fare pasi nuk gjen prova. Sot pas një muaj pasi është mbyllur çështja, del një bandë që të dhunon në mes të rrugës. Skam asnjë konflikt tjetër. Kam 20 vite në treg. Jam një nga sponsorat e ambasadës amerikane. Dallova vetëm dy persona me kapele që kishin ulur kokën që po drejtoheshin drejt meje, që mos ti njihja. Më pas 4 persona mu sulen. Bëra denoncim në policia dhe tek kryeministri. I falënderoj. Kërkoj që të merren masa për këtë rast. Skam asnjë konflikt. Ka kamera sigurie”,  tha Zoga në një deklaratë për gazetarët nga ambientet e spitalit të Traumës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat