Idrizi: Opozita, numerikisht është në mazhorancë

Shqipëria

Idrizi: Opozita, numerikisht është në mazhorancë

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 11:35
Shpëtim Idriz

Për herë të parë ditën e sotme, PDIU, me Shpëtim Idrizin dhe Mesila Dodën, morën pjesë në takimin e opozitës që këtë të enjte është duke u mbajtur në Vlorë.

Shpëtim Idrizi u shpreh se PDIU është një vlerë e shtuar për opozitën. Ai tha se PDIU mbështeti reformën në drejtësi, por sot ajo është e kapur nga qeveria, tha ai.

Shpëtim Idrizin theksoi se me bashkimin e PDIU, opozita, numerikisht është sot në mazhorancë. “Opozita sot numerikisht është në mazhorancë. Por sot ka ardhur dita që ne ti japim popullit ofertën tonë, për vendosjen e shtetit ligjor. Ka ardhur koha që pas 27 vjetësh ta nxjerrim vendin nga tranzicioni”, tha Idrizi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat