Nga java e ardhshme thuajini lamtumirë verës dhe ditëve me diel

Shqipëria

Nga java e ardhshme thuajini lamtumirë verës dhe ditëve me diel

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

Duke filluar nga java e ardhshme në territorin e Shqipërisë do të nisin reshjet e shiut e sidomos ulja e shpejtë e vlerave maksimale dhe minimale të temperaturave, duke bërë kështu “zyrtarisht” kalimin nga vera në vjeshtë.

Meteoalb sqaron se çfarë do të ndodhë në territorin shqiptar të hënën e ardhshme:

MOTI NDRYSHON JAVEN TJETER: nesër dhe gjatë fundjaves, moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit; më të dukshme vranësirat gjatë orëve të pasdites dhe kryesisht në zonat malore. Ndërsa mundësia për shira, shfaqet të hënën në zona të izoluara në Veri – Verilindje.

TEMPERATURAT do të vijojnë me vlera lehtësisht mbi normalet gjatë orëve të natës dhe mëngjesve (përfshirë edhe fundjavën) ndërsa temperaturat e mesditës kanë shënuar mesatarisht 6°C, mbi maksimumet tipike të muajit shtator. Konkretisht, deri të dielën, temperaturat sipas zonave do të luhaten: 12 – 30°C në zonat malore; 18 – 34°C në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Java QE VJEN SJELL rënie të theksuara të temperaturave në të dy ekstremumet termike të ditës; ku vlerat minimale në rang territori ulen deri në 6°C ndërsa maksimumet nga 34°C gjatë këtyre ditëve, do ulen në 25 – 26°C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat