SHBA nuk e mbështet vettingun në politikë? Millard: Çelësi mbetet SPAK e BKH

Shqipëria

SHBA nuk e mbështet vettingun në politikë? Millard: Çelësi mbetet SPAK e BKH

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 20:17
Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Elisabeth Millard

Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Elisabeth Millard zgjedh reformën në drejtësi si rrugën e vetme për të pastruar politikën nga krimi dhe korrupsioni.

Gjatë një interviste për News24, me gazetaren Klodiana Lala, zyrtarja e DASH, thotë se SHBA presin rezultate konkrete, duke përcaktuar SPAK dhe BKH si institucionet kyçe të kësaj reforme.

E pyetur për vetingun në politikë, propozimin më të ri të opozits, Millard këmbënguli se “Çelesi është SPAK dhe BKH”. Duke folur për “korrigjimin e kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë, Millard u shpreh se SHBA shpreson se rezultatet e bisedimeve mes dy liderëve do të jenë një gjë e mirë për Ballkanin.

Raporte të Departamentit të Shtetit, por edhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare, e shohin Shqipërinë si një burim të madh të trafikimit të lëndëve narkotike, ndërkohë që ka edhe një perceptim të lartë të korrupsionit. A i ngritët këto çështje gjatë takimeve tuaja në Tiranë?

Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit Millard: Ju e dini që trafiku i drogës është një problem në shumë vende dhe diçka shumë shqetësuese. Sigurisht, shpesh ai lidhet me korrupsionin, gjë e cila e bën shumë të vështirë për t’u zgjidhur. Sigurisht, ky është një prioritet si për Shtetet e Bashkuara ashtu edhe për Shqipërinë në punën tonë të përbashkët si partnerë dhe aleatë, dhe sigurisht që ka shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim, sidomos në dënimin e trafikantëve kryesorë dhe njerëzve që mundësojnë trafikun. Kjo është një punë vërtet shumë e rëndësishme dhe diçka në të cilën, nëse shihet përparim, do të jetë me përfitim për të gjithë shqiptarët.

Departamenti i Shtetit ka qënë mbështetësi kryesor i reformën në drejtësi në Shqipëri. A mendoni se reforma, e cila po zbatohet, po jep rezultatet që priteshin, duke pasur parasysh që është kundërshtuar nga shumë palë?

Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit Millard: Kjo është një fushë shumë e rëndësishme. Ndonjëherë ne në Amerikë përdorim shprehjen “nëse do të ishte e lehtë, do të ishte bërë me kohë”, por ja ku jemi. Kjo është një fushë e rëndësishme për të punuar së bashku dhe mendoj se një nga gjërat që po presim janë rezultatet konkrete dhe e di që janë planifkuar disa institutcione në vend. Unë u informova për SPAK-un dhe BKH-në, që mendoj se do të jetë institucione kyçe, të cilat ndërsa do mund të bëjnë punën e tyre të rëndësishme, do të ndihmojnë që të shohim përparim thelbësor në këtë fushë të rëndësishme.

Në mendimin tuaj, a është vetingu në politikë, një nismë e vënë mbi tavolinë nga opozita, e nevojshme në këtë kohë?

Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit Millard: Është gjithnjë mirë të shihet se çfarë mund të bëhet dhe mund të jetë një rol i rëndësishëm për opozitën dhe qeverinë që të punojnë për të parë se çfarë mund të bëhet tjetër, por mendoj se çelësi është ngritja dhe funksionimi i këtyre institucioneve të rëndësishme, mendoj se ky duhet të jetë fokusi në këtë moment.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat