Kryemadhi: Paranë e kanabisit e mori ose Rama ose ndërkombëtarët

Shqipëria

Kryemadhi: Paranë e kanabisit e mori ose Rama ose ndërkombëtarët

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 22:36
Monika Kryemadhi

Në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili, Monika Kryemadhi bëri një deklaratë të fortë, duke thënë se paratë e kanabisit që, sipas saj, u mboll në të gjithë Shqipërinë, i ka marrë ose kryeministri Edi Rama ose ndërkombëtarët që heshtën.

“Lazarati u shkatërrua dhe shumë mirë u bë që u shkatërrua, por u bë gjithë Shqipëria si Lazarati. Gjithë kjo para’ e kanabisit, ku shkoi? Sepse varfëria është rritur, nuk shkoi te qytetarët. Pra, ose i ka marrë Edi Rama ose ndërkombëtarët që nuk folën për këtë situatë”, deklaroi Kryemadhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat