Kryemadhi: Do ta shkarkoja Metën nëse do të kisha 92 deputetë

Shqipëria

Kryemadhi: Do ta shkarkoja Metën nëse do të kisha 92 deputetë

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 22:55
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili se po të kishte 92 deputetë do ta shkarkonte Ilir Metën nga posti i Presidentit të Republikës.

Sipas Kryemadhit, është pikërisht Meta fajtori për gjendjen që po kalon vendi.

“Po të kisha 92 deputetë do të shkarkoja Presidentin me motivacionin e dhënies së fuqisë së kokës së krimit, Edi Rama”, tha Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat