Goditja e grupit "Bajri", pamjet e aksionit të bujshëm të policisë

Shqipëria

Goditja e grupit "Bajri", pamjet e aksionit të bujshëm të policisë

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 13:49
Goditja e grupit Bajri

Janë publikuar pamjet e plota të arrestimit të 11 anëtarëve të grupit “Bajri”.

Në aksionin e publikuar nga Policia e Shtetit shohim se një pjesë e grupit ishin duke luajtur bilardo në kryeqytet. Pjesë e këtij arrestimi është edhe Safet Bajri, i njohur ndryshe edhe si ‘i forti’ i Shkodrës. 34 vjeçari u vu në pranga dje në zonën e ‘Xhamllikut’ në Tiranë.

Mes të arrestuarve janë edhe ish portieri legjendar i Vllaznisë Armir Grima dhe ish portieri i Besëlidhjes Fabiol Rexhepi,ndërkohë që dy persona të tjerë janë ende në kërkim.

Operacioni i koduar ‘Oaz’ u realizua në Tiranë, Shkodër dhe Holandë. Finalizimi i operacionit erdhi pas një hetimi 6 mujor në bashkëpunim me organet holandeze. Ndërkohë policia është ende në kërkim të Enver Bajrit, i cili është cilësuar si “koka e grupit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat