Trukimi i ndeshjeve: Si i kishte shtrirë ‘tentakulat’ kudo banda e Bajrëve

Shqipëria

Trukimi i ndeshjeve: Si i kishte shtrirë ‘tentakulat’ kudo banda e Bajrëve

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 14:51
Banda e Bajrëve

Detaje të reja nga operacioni ‘Oaz’ ku u arrestuan 11 persona, mes tyre një portier dhe trajneri i kombëtares së femrave, Armir Grima dhe Fabiol Rexhepi, ish-portier i Besëlidhjes, e më pas portier i Tërbunit në Pukë.

Rexhepi dhe Grima kanë qenë pjesë e grupit kriminal të Bajrajve në Shkodër.

Pjesë e akuzave që rëndojnë mbi ta është dhe ajo e organizimit të llotarive të palejuara, ndryshe trukim ndeshjesh.

Problemi i trukimit të ndeshjeve në Shqipëri, është një fenomen që vazhdon prej vitesh.

FSHF është zotuar për ta luftuar, ndërkohë që sot rezulton se një grup i mirëstrukturuar kriminal, zgjeron aktivitetin duke futur në grup dhe dy personazhe nga bota e futbollit, një portier dhe një trajner.

Kujtojmë që pjesë e grupit Bajri, nuk janë vetëm këta dy sportistë. I arrestuar është edhe Astmer Bilali, ish-kampion boksi, i dyshuar si shënjestra e atentatit ku u vra biznesmeni Arjan Ferracaku më 1 shtator të këtij viti.

Ende nuk dihen detaje për metodën sesi grupi ka funksionuar dhe se cilat janë ndeshjet e trukuara nga Bajrajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat