Paloka i reagon Bushtatit

Shqipëria

Paloka i reagon Bushtatit

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 15:49
Edi Paloka

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka këmbëngul se ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka lidhje me anëtarët e bandës bajri, 11 prej të cilavë janë arrestuar tashmë nga Policia.

Pas reagimit të ministrit që i mohoi këto akuza, Paloka ngre 5 pyetje ndaj tij që lidhen me komunikimet që sipas tij Bushati ka pasur me organizatën kriminale duke folur në emrin e Kryeminsitrit Rama.

Deputeti nuk jep më shumë detaje se nga i siguron këto informacione nga dhe i bazon akuzat por thotë se përgjigjet i prej nga ministri.

“Meqe ministri i Ramës vendosi të “flasë” dhe po tund flamurin e fitores kundër krimit në Shkodër, pse nuk i përgjigjet disa pyetjeve te tjera

- Sa here eshte takuar me Bajrot?

- Sa here i ka perdorur per te kercenuar perfaqesues dhe votues te opozites?

-Sa vota ju ka kerkuar ne zgjedhje qe ti bejne me “menyren e tyre”?

- Sa here ju ka çuar “selam” në emer te Rames?

- Cfare date mban komunikimi i fundit i tij me Bajrot? ,”-shkruan Paloka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat