Berisha: Pushteti dhe narkopolicia një me ‘Bajrajt’

Shqipëria

Berisha: Pushteti dhe narkopolicia një me ‘Bajrajt’

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 19:30
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një denoncim të qytetarit dixhital, ku ky i lëshon akuza për Policinë e Shkodrës dhe pretendime për lidhje të saj me bandën ‘Bajri’.

Sipas qytetarit, Blerim Harusha, që u arrestua më 5 shtator, pasi u kap me 15 doza kokainë, kishte një sasi më të madhe droge. Ai thekson se kishte informuar drejtorin e policisë së Shkodrës se personi në fjalë kishte fshehur 5 kg kokainë. Ndërkohë, Berisha shkruan se pushteti dhe policia janë bërë një me Bajrat.

DENONCIMI TEK BERISHA

Pushteti dhe narkopolicia nje me Bajrajt!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Dr Sali mirdita un bera nje denoncim tek drejtori policis se shkodres per Blerim harushen nipi i Luan harushes krye plak ne komunen golem dhe tani deputet dhe mik i ngusht i edi rames kte e kan zgjell per deputet fisi i bajrave ne dobrac bere denocim se kisha informacjon te sakt per 5 kg kokain ce kishte ardh nga hollanda nga Enver bajri dhe Blerim harusha e shperndante ne qytetin e shkodres dhe policija e shkodres e arrestojn vetem me 15 doza kur un ja kisha dhen informacjonin drejtorit edhe vendin ku ishte e fshehur kokaina por nuk e kam iden nga avulloj 5 kg per tu kap u kap por po nxjerrin vetem 15 doza. Me rrespekt
Ja bllofi i policise shqiptare qe mundohet qe te ja paraqet vetes si sikses i rradhes,gazeta belge e paraqet si nje aksion i perbashket i dy instuticioneve belge per keto arrestime, policia shqiptare pas denoncimit nga opozita te Bajrve ne Shkoder ishte e detyruar qe te zbatoj planin e policis belge,nuk ishte aksion i policise shqiptare,se per ndryshe nuk do te kapenin fare Esht nje bllof i zevendes ministrit te brendshem zotit llamallari,ku thot qe esht nje aksion i vetem i policis shqiptare,shtypi belg thot esht aksion i organizmave belge per kete axion,lexoje artikullin e gazetes dh.be,qfar thotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat