Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Shqipëria

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 22:53
Ditmir Bushati

Ditët e fundit Policia e Shtetit ka vënë në pranga bandën e Bajrajve, që ishte akuzuar shpesh nga opozita si një bandë kriminale që ka marrë kontrollin e Shkodrës dhe ka dorë në një sërë veprash kriminale të mbetura pa autor atje, të gjitha këto me bekimin e qeverisë.

Në emisionin “Open”, Basha vijoi edhe më tej akuzat, duke theksuar se në përgjimet e Bajrajve dalin telefonata dhe kontakte me Ditmir Bushatin, ndërsa kërkoi edhe publikimin e këtyre përgjimeve.

“Sot bandat bëjnë ligjin. Pse nuk na tregojnë ne përgjimet me Bajrat?! Kush del në përgjimet me ta? Del Ditmir Bushati. E di gjithë Shkodra që makinat e blinduara të Bajrajve ishin bodigardët e Ditmir Bushatit në fushatë. Dihet që nën ndërmjetësinë e Pëllumb Gjokës dhe të tjerëve, Ditmir Bushati vendosi marrëdhënie të drejtpërdrejta me Bajrajt dhe kërkoi prej atyre ndihmë në fushatë, në këmbim për t’ju hapur krahun dhe për të kontrolluar interesat në qytetin e Shkodrës. Jo njëherë, por dhjetëra herë. Ka dy ditë që Ditmir Bushatit i janë drejtuar pyetje nga Partia Demokratike. Sa herë ka komunikuar me Bajrajt? Sa herë është takuar me ta. Çfarë porosie u ka dhënë në emër të Edi Ramës? Çfarë falënderimesh u ka përcjellë në emër të Edi Ramës? Cili ka qënë komunikimi i tij i fundit me Bajrajt?”, u shpreh lideri i opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat