Vijon konflikti…Panuçi i kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim, Nishani: Fjalori i tij shokon çdo familje…

Shqipëria

Vijon konflikti…Panuçi i kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim, Nishani: Fjalori i tij shokon çdo familje…

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 12:32
Foto

Ish-presidenti Bujar Nishani i ftuar në emisionin “Debat” përballë gazetarit, Roland Qafoku ka folur rreth situatës në Shqipëri, por ka folur edhe për për konfliktim me trajnerin e kombëtares së futbollit, Kristian Panuçi, i cili e ka hedhur në gjyq për dëm moral dhe kërkon nga Nishani 100 mijë euro dëmshpërblim.

“Unë po pres të njihem me padinë sepse nuk e kam marrë ende. Jam njohur me këtë cështje vetëm nga mediat. Patjetër që unë do të respektoj procesin dhe ligjet e shtetit tim dhe të vendit tim, do ta ndjek me seriozitet në gjykatë procesin. Do marr avokat. Nëse flasim për edukatë apo shpërthime emocionale, nëse do klikonit në internet dhe do shikonit fjalorin që përdor zotëria, është një fjalor që shokon cdo familje dhe cdo fëmijë”, ka thënë Nishani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat