Digjet një banesë në Tiranë, një i vdekur

Shqipëria

Digjet një banesë në Tiranë, një i vdekur

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 14:47
Ilustrim

Një 60-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në orët e sotme të mëngjesit në Tiranë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ramazan Demneri”, në një apartament në katin e tretë, ka bërë të ditur Policia shqiptare, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me zjarrfikësit dhe kanë bërë evakuimin e menjëhershëm të banorëve.

Viktima është Lulëzim Canaj, i cili jetonte i vetëm në banesën ku shpërtheu zjarri dhe sipas dëshmitarëve ishte invalid, ndërkohë që policia ka nisur hetimin e rastit, transmetojnë mediat shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat