Bandat e Elbasanit, Balla: Asnjëherë pazar me krimin

Shqipëria

Bandat e Elbasanit, Balla: Asnjëherë pazar me krimin

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 00:49
Balla i ftuar në emisionin Top Show

I ftuar në emisionin Top Show të Alban Dudushit, kreu i grupit parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla mohoi akuzat e bërë në vijimësi ndaj tij prej opozitës, se ka bashkëpunon me bandat kriminale në Elbasan.

“Janë akuza tërësisht të pavërteta. Nuk kam lidhje me asnjë prej bandave kriminale, jo vetëm në Elbasan, por në asnjë vend tjetër”, deklaroi Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së mohoi totalisht që bandat kriminale të kenë qenë problem për zgjedhjet në qarkun e Elbasanit dhe për më tepër, te kenë ndihmuar atë dhe deputetët e mazhorancës.

“Unë po them, se as unë dhe asnjë nga deputetet e PS-së nuk kanë pasur asnjë mbështetje nga grupet kriminale. Për mua të gjitha bandat duhet të marrin dënimin e merituar. Unë nuk mbroj njërën dhe sulmoj tjetrën. Asnjëherë Taulant Balla, nuk kanë barë pazar me asnjë prej bandave”, deklaroi deputeti i PS-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat