Sekuestrohen dhe asgjësohen në Greqi, tonelata ton domate shqiptare me pesticide

Shqipëria

Sekuestrohen dhe asgjësohen në Greqi, tonelata ton domate shqiptare me pesticide

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Mëngjesin e sotëm autoritet greke kanë sekuestrohen 4.600 kg domate pas dy kontrolleve në magazinat e disa kompanive të njohura greke dhe në mjaft njësi shitjeje në Athinë, raportojnë mediat vendase.

Agjencia për kontrollin cilësor, higjienik dhe të kimikateve në fruta-perimet e Pireut, ka konstatuar se në dy ngarkesa domatesh të ardhura nga Shqipëria dhe Italia, niveli i pesticideve ishte shumë herë më i lartë se i lejueshmi.

Rreth 5 ton domate janë tërhequr nga tregu dhe janë shkatërruar për të mos rrezikuar shëndetin e konsumatorëve. Gjatë kontrollit u vu re se, kompania përkatëse me shumë njësi shitjeje në Athinë ka shpërndarë në treg domate me kimikate të tilla, duke deklaruar se vijon kontrolli gjatë gjithë kësaj periudhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat