Basha: Vetingu në politikë duhet bërë pa vonesë

Shqipëria

Basha: Vetingu në politikë duhet bërë pa vonesë

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 10:20
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thekson se Vetingu në politikë duhet pa vonesë, politikanët e lidhur me krimin duhet të largohen.

Duke sjellë nëpërmjet një videoje, kundështitë e mazhorancës për nismat e opozitës Basha shprehet se:  “Politikanët e lidhur me krimin duhet të largohen. Veting në politikë pa vonesë!”

Sipas kryetarit të PD-së, “Edi Rama ka mohuar se vendi është mbjellë me kanabis, mohoi se nuk kishte njerëz të lidhur me krimin në parlament dhe se kundërshton Vetingun në politikë”.

“Dy vjet më parë Edi Rama mohoi mbjelljen e të gjithë vendit me kanabis. Tre vite më parë Edi Rama mohoi se kishte futur kriminelët në parlament. Sot Edi Rama kundërshton Vetingun në politikë dhe mohon ligjin për krimin”, thotë Basha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat