Alibeaj: PS po përdor “Venecian” për të shtyrë vetingun politik

Shqipëria

Alibeaj: PS po përdor “Venecian” për të shtyrë vetingun politik

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 13:28
Enkelejd Alibeaj

Në ambientet e Kuvendit është mbledhur Komisioni i Lidhjeve dhe Këshilli i Legjislacionit për të shqyrtuar nismën e opozitës për vetting në politik. Në fjalën e tij deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj e cilësoi artificial propozimin e PS për ta dërguar nismën e opozitës për marrje opinion në Komisionin e Venezias.

“Pse doni ta shtyni, pse keni frikë nga vetingu i politikanëve. Pse keni frikë nga barazia e ligjit edhe për deputetët”- ishin disa nga pyetjet e Alibeajt për kolegët socialistë.

Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, argumentoi se të gjitha pikat e rregullores për nismën janë përmbushur. Përmbajtja është e njohur, publiku e njeh problemin, sepse po e vuajnë ëdo ditë kriminalizimine politikës, standartin e nismës e ka përcaktuar Venecia, kur ka folur për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Venezia e ka shqyrtuar 3 këtë nismë me vetingun e gjyatrëve dhe porkurorëve. A keni kurajo morale për ta pranuar secili individualisht. A keni kurajo politike për të pranuar vetingun tonë njësoj sië bëhet vettingu për policët, gardistët, prokurorët, gjykatësit.”- shpreh Alibeaj.

Duke nxjerrë në pah se nisma eshtë identike me atë që ka pranuar Venezia për drejtësinë, Alibeaj tha se nevoja për miratimin e nismës është emergjëncë kombëtare dhe duhet miratuar brenda pak ditësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat