Vetingu në politikë, nisma e PD shkon në Venecia me votat e PS-së

Shqipëria

Vetingu në politikë, nisma e PD shkon në Venecia me votat e PS-së

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 13:35
Kuvendi i Shqipërisë

Këshilli i Legjislacioni dhe Komisioni i Ligjeve nisi sot shqyrtimin e nismës kushtetuese të propozuar nga opozita për vettingun në politikë.

Në procedura parlamentare, nisma është parashikuar që të përfundojë si proces në fund të muajit Nëntor.

Por deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj kërkoi që afati për ta mbyllur këtë nismë të mos jetë me tepër sesa një jave nga fillimi i kësaj mbledhje. Në këndvështrimin tij nuk është i nevojshëm as dërgimi i draftit në Venecia.

“Pse doni ta shtyni, pse keni frikë nga vetingu i politikanëve. Pse keni frikë nga barazia e ligjit edhe për deputetët,”- ishin disa nga pyetjet e Alibeajt për kolegët socialistë. Nënkryetari I komisionit të ligjeve argumentoi se të gjitha pikat e rregullores për nismën janë përmbushur. “Venecia e ka shqyrtuar 3 herë këtë nismë me vetingun e gjytarëve dhe porkurorëve. A keni kurajo morale për ta pranuar secili individualisht. A keni kurajo politike për të pranuar vetingun tonë njësoj siç bëhet vettingu për policët, gardistët, prokurorët, gjykatësit.”- u shpreh Alibeaj. Duke këmbëngulur se nisma eshtë identike me atë që ka pranuar Venecia për drejtësinë, Alibeaj tha se nevoja për miratimin e nismës është emergjëncë kombëtare ndaj dhe duhet miratuar brenda pak ditësh.

Por kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci I dha fund debateve në një një minutë fjalë. Ai e hodhi në votim propozimin e PD-së për të kaluar brenda jave nisma. Me shumicë votash, kërkesa u rrëzua. Ruci hodhi në votim edhe propozimin tjetër atë të mazhorancës për ta diskutuar këtë nismë deri në fund të nëntorit, kohë gjatë së cilës nisma do t’’i cohet për mendim edhe Venecias.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat