Ironia e ministrit belg me Shqipërinë: Tenxherja, kundër bolierit

Shqipëria

Ironia e ministrit belg me Shqipërinë: Tenxherja, kundër bolierit

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 15:24
Besford Lamallari

Arrestimi i Safet Bajrit, një nga anëtarët e grupit kriminal që u godit së fundmi, ka shkaktuar një përplasje në distance mes autoriteteve shqiptare dhe atyre belge.

Shkak, me sa duket është bërë një deklaratë e zv.ministrit të Brendshëm, Besford Lamallari, për mediet belge, i cili është shprehur se autoritetet e këtij vendi kanë vonuar me 5 muaj dërgimin e dosjes për këtë shtetas.

Por, në një studio televizive, ministri belg i Drejtësisë, Kohen Geens, megjithëse pranoi se autoritetet e vendit të tij mund të kishin punuar më shpejt, përmendi edhe doza ironie për Shqipërinë.

“Ky vend është në një betejë, në të cilën tenxherja vazhdimisht fajëson bolierin”, tha Kohen Geens.

Për këtë shprehje, ministri belg i referohet betejës së ashpër në Shqipëri mes shumicës dhe opozitës rreth korrupsionit. Megjithatë, Geens ka vlerësuar bashkëpunimin e policive të të dyja vendeve.

Safet Bajri, ose Rustemi siç njihet në Belgjikë, është dënuar 3 herë nga gjykatat e këtij vendi. Ministri belg shpegoi se Belgjika dhe Shqipëria nuk kanë një marrëveshje për ekstradimin e të dënuarve, por vetëm marrëveshje për njohjen e dënimeve mes dy vendeve.

Safet Bajri u arrestua së bashku me 10 anëtarët e tjerë të grupit, ndërkohë që dy persona të tjerë janë në kërkim, mes tyre “truri” i grupit Enver Bajri, i cili po ashtu dyshohet se fshihet në Belgjikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat