Migracioni, Shqipëria marrëveshje me FRONTEX

Shqipëria

Migracioni, Shqipëria marrëveshje me FRONTEX

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 21:00
Marrëveshja u firmos nga ministri i Brendshëm shqiptar Fatmir Xhafaj, Komisioneri europian për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme Dimitris Avramopoulos, dhe ministri i Brendshëm austriak Herbert Kick

Shqipëria firmosi sot një marrëveshje me Agjencinë Europiane të Rojeve Bregdetare dhe Kufirit, FRONTEX për menaxhimin e kufijve në kuadër të përbalimit të fenomenit të emigracionit.

Marrëveshja u firmos nga ministri i Brendshëm shqiptar Fatmir Xhafaj, Komisioneri europian për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme Dimitris Avramopoulos, dhe ministri i Brendshëm austriak Herbert Kick, vendi i të cilit ka presidencën e radhës së Bashkimit Europian. Kjo është marrëveshja e parë e këtij lloji që BE-ja firmos me vende të treta. Komisioneri Avramopoulos e cilësoi si “një gur themeli në bashkëpunimin e jashtëm të BE-së për çështjen e menaxhimit të kufijve. Shpresoj që të hapet rruga për një bashkëpunim edhe më të madh me të gjithë rajonin e Ballkanit”, deklaroi ai.

Marrëveshja i lejon FRONTEX-it që të koordinojë bashkëpunimin operativ mes Shteteve anëtare dhe Shqipërisë në menaxhimin e kufijve. FRONTEX-i do të mund të ndërhyjë në kufijtë e jashtëm të një ose më shumë Shteteve anëtare fqinje me Shqipërinë, përfshirë ndërhyrjen në territorin shqiptar në koordinim me autoritetet.

Marrëveshja synon forcimin e bashkëpunimit në fushën operacionale të Shqipërisë me vendet e BE-së, në kuadrin e menaxhimit të kufijve, migracionit të paligjshëm si dhe kundër krimit ndërkufitar./voa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat